РЕСОРТ ЗА ПРОФЕСИОНАЛНИ СПОРТСКИ ПРИПРЕМИ

SPORTISTAT E DINË MIRË SE SEZONA E SUKSESSHME FILLON ME TRAJNIME TË FUQISHME PARA-SEZONALE

Qendra Sportive Mavrovë është një objekt trajnimi i avancuar për sportistët elitarë.
I dizajnuar si resort sportiv, gjatë muajve të verës ofron mundësi të shumtë për trajnime të ekipit tuaj me godina të shkëlqyera për trajnim dhe natyrë mahnitëse dhe piktureske të parkut Nacional të Mavrovës. Lartësia mbidetare prej 1.200 metrave dhe karakteristikat e shkëlqyera verore, është ideale për ekipin tuaj dhe jep mundësi për trajnim brenda si dhe jashtë. Poashtu ju mundësojmë të përdorni ski liftin për të trajnuar në lartësitë e maleve. Qendra Sportive Mavrovë mundëson izolim natyral dhe rrethinë të shëndetshme e cila rrit shanset për përmirësim profesional dhe konvertimin e grupeve sportive në ekipe kompakte.

pripremi

 

WHAT WE HAVE

Në afërsi të liqenit të Mavrovës, Qendra Sportive Mavrovë ka terrenë të Basketbollit, Handball-it dhe Futbollit, si dhe palestër sportive me fitnes për gjitha aktivitetet sportive të cilët realizohen brenda. Më e mira prej gjithave është se ne ju ofrojmë akomodim në tre hotelet tona (Hotel Bistra, Sport dhe Lodge) të cilët janë në afërsi të terrenëve dhe palestrës sportive. Në Hotel Bistra ne ju ofrojmë (SPA qendër, pishinë, jacuzzi dhe saunë) si dhe restoran ku mund të përgatisim ushqime për ekipin tuaj. Qendra Sportive Mavrovë ka karakteristikat autentike të resortit sportiv dhe rregullisht përshtat dëshirat dhe nevojat e ekipeve sportive. Ne kemi koncentruar vëmendjen në shërbimet tona me standard të lartë.

Për më shumë informata, lajmërohuni në: +38970372421

TEAMS in 2018

Hotel Bistra Logo

Lodge Logo

Sport Logo

Epinal Logo

LeGrand Logo